Londër/ Protestë me flamurin ukrainas përpara Ambasadës ruse

24/02/2023 08:11

Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara Ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.

Grupi protestues “Led By Donkeys” ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.

Protestë përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër

“Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t’ia kujtuar atij këtë.”

Flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër

Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën./DW

Në mbarë botën pati protesta të shumta në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA