Katër të mitura u konfliktuan me njëra-tjetrën ndërsa një person i filmonte, shoqërohen në komisariat për sqarimin e ngjarjes

24/02/2023 19:54
Foto ilustruese

Katër të mitura janë konfliktuar në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, ndërsa një person tjetër i ka filmuar.

Pas përhapjes së videos në rrjete sociale, policia ka verifikuar të miturat rreth moshës 13-14 vjeç (4 vajza e një djalë).

Më pas janë shoqëruar në komisariat, nën shoqërinë e prindërve dhe punonjësve socialë.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Njoftimi policisë: 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës “Kongresi i Manastirit”.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA