Gazetarja ukrainase: Rusët janë kafshë, do dënohen në gjykatat ndërkombëtare!

24/02/2023 13:33

Gazetarja ukrainase, Olena Solodovnikova rrëfeu për Kosovapress në një vjetorin e luftës së Ukrainës, tmerret e konfliktit që vazhdon

Tashmë ajo po qëndron në Kosovë bashkë me vajzën e saj dhe është mirënjohëse për mikpritjen që i është ofruar gjatë kësaj kohe. Po ashtu, ajo pret që gjatë këtij viti Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. 12 muaj pas fillimit të agresionit rus, Solodovnikova thotë se situata në vendin e saj vazhdon të mbetet mjaft e rënduar, por pak po raportohet për këtë në mediat ndërkombëtare.

Olena Solodovnikova, gazetare ukrainase: Situata në Ukrainë vazhdon të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë ne. Sepse është e paparashikueshme se kur fashistët rus do fillojnë të bombardojnë qytetin tonë, dhe çdo qytet në përgjithësi është në rrezik të vazhdueshëm. Për shembull, një nga kolegët e mi shkoi në Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar por tani është çliruar krejtësisht. E megjithatë, atje bombardimet ajrore vazhdojnë çdo ditë.  Për fat të keq, në mediat ndërkombëtare tani Ukraina, që lufta ukrainas-ruse, është si diçka si “Oh, në rregull, ne e dimë për këtë, lufta vazhdon por ne nuk e vëmë re këtë luftë edhe pse ajo vazhdon.

Gazetarja, e cila ne shtator humbi bashkëshortin edhe ai gazetar, beson se brutaliteti rus do ta marrë një ditë ndëshkimin e merituar.

Olena Solodovnikova, gazetare ukrainase: Abuzimi seksual është një nga armët e tyre. Rusët donin t’i frikësonin gratë tona në këtë mënyrë. Ata janë si kafshët, rusët janë si kafshët, shumë prej tyre kanë dashur ta bëjnë këtë, dhe mendojnë se nuk do të dënohen asnjëherë për këtë. Por jam e bindur se për ta, do të ketë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare, qoftë edhe pas shumë vitesh…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA