Pushtimi rus i Ukrainës filloi në orët e para të 24 shkurtit 2022.

Shenjat e para të tij ishin shfaqja e tankeve në horizont, duke u vërsulur drejt kufirit. Menjëherë pas kësaj, raketat ranë mbi qytetet e Ukrainës.

Në një fjalim rrëqethës atë mëngjes të zhytur në nënkuptime dhe pretendime të rreme, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi atë që ai e quajti një “operacion special ushtarak”.

Atë mëngjes, Kremlinit dhe shumë vëzhguesve në mbarë botën iu duk se pushtimi do të përfundonte brenda javësh, nëse jo ditësh, duke pasur parasysh fuqinë e supozuar ushtarake të Rusisë.

Miliona gra dhe fëmijë u futën në kufijtë perëndimorë të Ukrainës, duke kërkuar siguri më tej në Evropë, ndërsa Kievi urdhëroi burrat ukrainas të qëndronin në vend.

Rrugët dhe stacionet e trenave ishin të bllokuara nga banorët që kishin mbushur  çantat dhe kishin lënë shtëpitë e tyre, ku pak çaste më parë ishin zgjuar nga zjarri i raketave dhe sirenat e sulmit ajror.

Shpesh duheshin shumë ditë për të arritur në kufij.  Përfundimisht, mijëra ukrainas mbërritën në Poloni, Hungari, Sllovaki, Rumani ose Moldavi, më në fund në një siguri relative.

Por për ata që mundën ose nuk do të largoheshin, 24 shkurti ishte një ditë terrori dhe gjakderdhjeje.

Sulmet me raketa ruse shkatërruan shtëpi, vranë dhjetëra dhe lanë shumë me plagë fizike dhe jo vetëm, ajo mendore ishin më të mëdha.

Raketat ranë kudo, në kryeqytetin Kiev, mbi të cilin forcat e Moskës pushtuese nga veriu kishin vënë syrin; në qytetet perëndimore si Lviv, qindra milje nga kufiri rus; dhe në qytete dhe zona urbane në të gjithë Ukrainën.

Zelensky dhe ekipi i tij kryesor refuzuan mundësitë për t’u evakuuar, në vend të kësaj qëndruan për të koordinuar.

Trupat e Ukrainës filluan një mbrojtje sfiduese të vendit të tyre. Në javët e ardhshme, ata ngadalë por me siguri do të kthenin valën e luftës, duke zmbrapsur forcat ruse nga qendra e vendit.

Por asnjë nga këto nuk dihej më 24 shkurt, një ditë që ukrainasit do ta kujtojnë si një ditë konfuzioni, frike dhe rezistence.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA