​Ambasada e Kosovës në SHBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë: Mbështetje e pazëvendësueshme për Kosovën

24/02/2023 22:50

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku u theksua se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet.

Në një postim të Ambasadës në Facebook, ambasadori Ilir Dugolli shprehet se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërsa bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i ShBA-ve, Gabriel Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA