Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë Vetëm pak ditë përpara takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Aleksander Vuçiç ashpërson sërish tonet.
Presidenti serb deklaroi se “lista e detyrimeve të pazbatuara” nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do te këtë zgjidhje për problemin e Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, u shpreh i prerë kreu i shtetit serb.
Vuçiç shtoi se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se “duhet të ruhet paqja”.
“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit bie mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ne duhet të jemi të hapur për kompromise, por edhe të mos ia japim vendin tonë askujt”, shtoi ai.
I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiç theksoi se “Beogradi do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën”.
Me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, Kurti, në fillim të shkurtit, doli me gjashtë kushte për formimin e Asociacionit – mes tjerash: të mos jetë një-etnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.
Top Channel