E ka quajtur “bisha” makinën më të fundit të prodhuar prej kompanisë së tij Tesla, dhe Elon Musk u shfaq mjaft krenar në postimin e fundit në Twitter, ku përmes një videoje prezantonte super-makinën Cybertruck.

Nëpërmjet pamjeve filmike të xhiruara në selinë Tesla-s, miliarderi tregoi pjesën e përparme të automjetit, ndërsa një shi dritash që lëviznin mbi mjetin e lënë në gjysmë errësire, dukej sikur e shtonin Akoma edhe më shumë misterin e tij.

 

Kamionçina Cybertruck ende nuk ka hyrë në prodhim, megjithatë detaje të shumta po jepen dalëngadalë mbi automjetin e shumëpritur. Kështu deri tani është thënë se makina është krejtësisht elektrike e do të ketë kompjuterin e ri të kompanisë ‘Hardware 4 Autopilot/Full Self-Driving’.

Një video tjetër e një prototipi Cybertruck duke lëvizur me bazën lart të trupit të automjetit, demonstroi sesi do ta ketë ai sistemin e pezullimit ajror. Rrotat në këtë prototip të veçantë janë më të vogla se ato të vendosura në versionet e para.

Në 2020-tën, Musk tha se Tesla po punonte për të rritur sistemit e pezullimit ajror për një përgatitje më të mirë për rrugët me terren të ashpra, si dhe duke e integruar atë me kompjuterin me vetëdrejtim të plotë (FSD2) në mënyrë që të veprojë automatikisht dhe të rregullojë lartësinë dhe amortizimin në fluturim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA