Numri i të vdekurve në Turqi nga dy tërmetet e njëpasnjëshme të 6 shkurtit me epiqendër Kahramanmaraşin në juglindje të vendit ka arritur në 43.556, pohoi ministri i Brendshem turk Süleyman Soylu.
Deklarata e ministrit erdhi në një kohë kur ende vazhdojnë përpjekjet për heqjen e rrënojave në 11 provinca, në të cilat vala e shkatërrimit ka qenë mjaft e madhe. Mijëra ndërtesa janë rrafshuar e më shumë se 13 milionë njerëzve janë prekur nga fatkeqësia natyrore.
Më herët, Soylu pati një takim me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjeneral Yaşar Güler, ku u pohua se gjendja mbetet shqetësuese. Në një përpjekje për të siguruar strehim për viktimat e tërmetit, gati 70 mijë tenda janë ngritur në provincat më të prekura të Hatay-t dhe 67 mijë të tjera në Kahramanmaraş. Në këtë zonë, sipas Soylu, shkalla e vlerësimit të dëmeve llogaritet diku tek 75-80%.
“Edhe sikur të donim të largoheshim, nuk kemi se ku të shkojmë, nuk kemi para, rezervat tona janë të kufizuara. Nëse përgatiten shtëpi parafabrikate, mund të zhvendosemi aty. Por sa ditë do të duhet të kalojë, dhe me cfarë do të përballemi ndërkohë? Nëse tërmetet vazhdojnë, e vështirë do të jetë për t’u përballuar”, tha Gokhan Serp, një banore.
“Derisa shteti të na rregullojë shtëpitë, do të presim nëpër kontenierë. Duhet të kemi durim. Zoti është I madh, zgjidhja do të gjendet”, tha Aynur Serp, një tjetër banore.
Shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Istanbulit (ITU) kanë publikuar një raport hetimor paraprak mbi tërmetet e 6 shkurtit, duke thënë se në një zonë pranë epiqendrës së tërmetit, toka u zhvendos deri në 4,7 metra.
Shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Stambollit sakaq kanë publikuar një raport hetimor paraprak mbi lëkundje shkatërrimtare dhe kanë dalë në përfundimin se në një zonë pranë epiqendrës së tërmetit, toka u zhvendos deri në 4,7 metra. Ekspertët paralajmëruan se do të publikojnë një raport tjetër të katastrofës pasi të bëhet një analizë e plotë.
Top Channel