Policia ndaloi ‘Range Rover-in’ për kontroll, 18-vjeçari nën pranga pasi u largua me vrap me një pistoletë

23/02/2023 10:08

Një 18 vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin.

Policia ka ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover’, me drejtues 18-vjeçarin K. L., dhe pasagjerë 25 vjeçarin J. K., dhe 17 vjeçarin L. K, të cilët janë në procedim penal.

18 vjeçari ka ndaluar makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap duke marrë një çantë dore me vete. Policia e ka kapur dhe ndaluar drejtuesin e mjetit bashkë me çantën e dorës, ku u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 15 fishekë.

18 vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, ndërsa dy pasagjerët janë në ndjekje penale për “Moskallëzim krimi”.

Sipas policisë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Lezhë/Falë inteligjencës policore, finalizohet operacioni i koduar “Ndërhyrja”. Qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin, vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 15 fishekë. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pasagjerët në automjet), për moskallëzim krimi. Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA