Mbi 7.000 altoparlantë në Xhaminë e Mekës, 120 inxhinjerë për sistemin e zërit

23/02/2023 15:30

Më shumë se 120 inxhinierë audioje u angazhuan për të përmirësuar sistemin e zërit në Xhaminë e Madhe të Mekës, që përbëhet nga më shumë se 7,000 altoparlantë.

Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) sqaroi se sistemi i zgjeruar i përcjell lutjet dhe ezanet jo vetëm brenda xhamisë dhe në oborrin e saj, por edhe në rrugët përreth.

Një ekip i përhershëm inxhinierësh siguron që mikrofonat, altoparlantët dhe sistemet e transmetimit të funksionojnë sa më mirë në mënyrë që të transmetojnë zërin me cilësi të lartë.

Ka dy dhoma kontrolli që përdoren për të koordinuar sistemin: një dhomë kryesore dhe një qendër shtesë të vendosura në zonën al-Masaa’a. Ekziston madje edhe një sistem zanor rezervë sipas SPA-së, i cili është i aftë të aktivizohet në rast se rrjeti kryesor dështon, duke siguruar që besimtarët të jenë në gjendje t’i kryejnë lutjet e tyre pa asnjë ndërprerje.

Mesxhid Al Haram, është xhamia më e madhe sot në botë. Autoritetet saudite, nga sa pohon SPA, kanë në plan që ta vazhdojnë ta rrisin madhësinë e saj, duke e shtrirë territorin e këtij objekti kulti në rreth 520 mijë metra katrorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA