Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg 60 ditë” për Arsen Preçin dhe “arrest me burg pa afat” për Arben Spahiun, dy të dyshuarit për planifikim atentati në 18 shkurt në Elbasan.  

Ata akuzohen për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në kuadër të operacionit “Inteligjenca” mbrëmjes e së shtunës policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale ndërsa sekuestroi në një mjet tip BMW 3 armë zjarri automatike, dy bidona benzinë dhe një pistoletë. Por si ra policia në gjurmë të dy të dyshuarve.

Teksa kontrollonte perimetrin e sigurisë në një kontenier policia gjeti një çantë brenda së cilës ishin çelësat e BMW-së, maskë, doreza, pistoleta dhe dokumenta me emër të falsifikuar grek, por me fotografinë e njërit prej personave të arrestuar tashmë.

Shënjestra mësohet se ka qenë një biznesmen emrin e të cilit policia dhe prokuroria nuk e bëjnë me dije për arsye hetimi. Por burimet thonë se nisur nga sasia e municionit ngjarja do kishte pasur përmasa të mëdha.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan, specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit është duke punuar me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA