Grabiten 150 mijë lekë në Dimal, hajdutët kishin siguruar çelësin e shtëpisë
23/02/2023 15:32
150 mijë lekë të reja janë grabitur gjatë natës në fshatin Goriçan të Dimalit.
Hajdutët, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia thotë se vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Top Channel