Kërkoi një laptop, “Ftesë në 5” plotëson dëshirën e 13-vjeçarit gjeni

23/02/2023 19:45

Ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua intervista e Ermis Arrës, 13-vjeçarit gjeni në matematikë që është i aftë të bëjë veprime matamatikore pa makinë llogaritëse.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se i mungon një laptop për të ndjekur studimet online, por për fat të keq familja e tij është në kushte shumë të vështira ekonomike.

Menjëherë pas emisionit pati shumë reagime dhe laptopi ishte dhurata e parë që iu bë Ermisit nga Top Channel, pak ditë para ditëlindjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA