“Dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”/ Asambleja e OKB-së, Kina: Armëpushimi është prioriteti kryesor

23/02/2023 18:54

I dërguari i Kinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka reaguar në lidhje me pozicionin e vendit të tij ndaj Ukrainës, duke theksuar se ka qenë i vendosur dhe i qartë.

Vendet anëtare të OKB-së debatuan për një projekt-rezolutë që i kërkon Rusisë të largohet nga Ukraina.

Zëvendës ambasadori i OKB-së, Dai Bing tha se mënyra e vetme për të zgjidhur krizën e Ukrainës është përmes dialogut.

“Prioriteti kryesor i Kinës është të lehtësojë armëpushimin dhe ndërprerjen e armiqësive pa vonesë. Integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe vendet duhet “të shmangin sulmin ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, u shpreh ai.

Për temën e luftës bërthamore, Dai Bing u shpreh se të gjitha palët duhet të respektojnë rreptësisht konventat bërthamore.

“Armët bërthamore nuk mund të përdoren, lufta bërthamore nuk mund të bëhet”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA