Balla rrethohet nga deputetët e PD në foltore: Po intimidoni drejtësinë, pas datës 3 mars nuk do të jeni më kështu

23/02/2023 10:57

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij sot në Kuvend, duke iu rikujtuar deputetëve të opozitës se mocioni me debat do të zhvillohet me datë 2 Mars.

Balla tha se kërkesa e opozitës për ta zhvilluar mocionin me debat sot është qesharake, pasi Kryeministri ndodhet në Japoni në kuadër të vizitës zyrtare.

Ai tha se shfaqja e PD nuk ka lidhje me çështjen McGongial por për të intimiduar drejtësinë dhe se pas datës 3 mars kur Gjykata të vendosë fatin e PD, deputetët s’do jenë njësoj si sot.

Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qesharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar. Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Çdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Thirrja ime sot, kjo shfaqe këtu s’ka të bëj fare as me debatin McGonigal, kjo lidhjet me përpjekjen e këtyre për të intimiduar drejtësinë. Nuk mendoj se është normale që Kuvendi të zhvillojë punimet me këtë qasje. Mësoni të bëni kërkesat, që për tju drejtuar byrosë, duhet të vini me një element shtesë, ne nuk jemi aspak të kënaqur të marrim vendime për përjashtim të kolegëve, por kur shkulet mikrofoni. Un nuk arrita të komunikoj me publikun, se kanë dal ca njerëz këtu që se dinë pse kanë dalë. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, Gjykata do marrë një vendim, problemet e brendshme të partisë suaj mos i sillni në sallë të Kuvendit”- tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA