Siç ka raportuar Top Channel javë më parë se pritet një shqyrtim masiv, duke marrë trajtën e amnistisë, edhe pse pa u quajtur e tillë, i kërkesave për azil nga nacionalitet të tjera, ku shqiptarët nuk do jenë pjesë e këtij procesi, kjo do të ndodh tanimë ku azilkërkues nga Afganistani, Libia, Jemen,i Siria dhe Eritrea.
Ata thjesht do të duhet të plotësojnë nga sot e tutje një pyetësor me 40 pyetje dhe nuk do të merren në intervistë nga autorititet britanike të emigracionit siç ndodh si praktikë.
Kjo ka shtuar shqetësimet në radhët e publikut britanik për verifikimin e sigurisë së këtyre azil kërkuesve që vijnë nga zona lufte dhe trazirash, me regjime anti-perëndimore si talebanët, po nga vende si Libia ku shtetas të saj kanë hedhur në erë, siç ishte rasti i sulmit terrorist ndaj Arenës së Mancesterit.
Kjo paradoksalisht bëhet e një kohë kur Britania madje i ndalon të ashtuquajturës “Nusja e ISIS-it” , Shamima Begum hyrjen në Britania nga një kamp në Siri, për shkak të indoktrinimit të saj nga Shtetit Islamik.
Ndërkohë avokate të çështjeve të emigracionit kanë shprehur shqetësimin edhe për diskriminim e kërkesave për azil nga shqiptarët që do trajtohen ndryshe nga kombësitë e tjera, madje nuk do u lejohet të kërkojnë azil, pasi vinë sipas tyre nga një vend i sigurt.
Këtu përfshinë edhe ta të ardhur me gomone. Ndërkohë për afganët, libianët e të tjerë po të ardhur me gomone, qasja e emigracionit do jetë ndryshe. Arsyeja është se qeveria e Rishi Sunak dëshiron të duket se po zvogëlon pirgun e dosjeve të pashqyrtuara që shkojnë në afro 90 mijë kërkesa për azil.
Për azilkërkuesit shqiptar autoritetet do tentojnë rikthimin nga Britania në Shqipëri falë bashkëpunimit me qeverinë aktuale shqiptare, nga ku azilkërkuesit kanë ikur për të kërkuar azil për arsyet e tyre, ndërkohë që azilkërkuesit nga Afganistani, Libia e vende të tjera, Britania nuk ka mundësi ti rikthejë azilkërkuesit, andaj argumentueshëm ata do shndërrohen në shumicën dërmuese në shtetas britanik.
Top Channel