Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Një 27 vjeçar duke lëvizur me monopatinë elektrike ka përplasur një 76 vjeçar.
Si pasojë 76 vjeçari S. S., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa E. N., është vënë në pranga.
Një 24 vjeçar në Tiranë është vënë në pranga gjithashtu pasi gjatë kontrollit të policisë në automjetin që drejtonte i është gjetur një sasi lënde narkotike kokainë.
37-vjeçari A. L., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë një 28 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë. Kristo Dako ishte i dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.
33 vjecarja M. B., është vënë në pranga pasi ka ndërtuar në hapësirën publike, një strukturë metalike dhe një tendë elektrike, pa lejen e organeve kompetente, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në një ambient që ka në administrim.
44 vjeçari K. F., 44, banues në Tiranë, u kap në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me aparat celular, në një lokal, në Rrugën e Kavajës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 23 vjeçarin B. Sh., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi ndërsa 33 vjeçarin S. Ç., dhe 41 vjeçarin L. H., pasi u kapën duke duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Top Channel