Vendimi për logon e Partisë Demokratike, është një ndër çështjet më të nxehta momentale të politikës, që është diskutuar në çdo tryezë debati mbi politikën.

Juristi Plarent Ndreca është shprehur këtë të enjte në “Top Story”  se politika ka rregullat e saj dhe nëse ato shkelen nuk ka më vend për të vijuar diskutim.

Në lidhje me gjyqin e PD-së ai tha se nëse ka lojë nën tavolinë, këtu thyhen rregullat e politikës dhe nuk mund të ushtrohet presion në asnjë mënyrë ndaj institucionit Kushtetues.

Grida Duma: Nëse bëhet një aksion politik cilado qoftë logo dhe vula e saj, që ka agresivitet, a ka efekt në vendimin e gjykatës?

Plarent Ndreca: Nuk do të them me siguri por mund të ketë efekt. Një ndër qëllimet e një pjese të opozitës është edhe kjo. Nuk është kaq i thjeshtë diskutimi sepse vula përfaqëson personin juridik. Kjo tregon paaftësinë e grupeve për tu bërë bashkë. Nuk di të them se sa do të jetë efekti por ka një efekt, një ndër qëllimet e qarta të kësaj pjese të opozitës është të bëje presion nëpërmjet kësaj gjuhe, është edhe për t’ju imponuar edhe Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi janë të gjithë anëtarët që sipas rregullave të lojës marrin. Politika ka rregulla loje dhe nuk mund të luajë në këtë mënyrë që të bëje presion për Kushtetutën, unë them që për tu kthyer tek çështja që ju përmendët ne nuk biem dakord, rasti me FBI-në, edhe kur ka një akuzë konkrete ku është e shkruar nga një ndër institucionet më të rëndësishme të hetimit në botë, ne prapë nuk biem dakord mbi faktet, nuk mund të bëjmë një çështje politike kur nuk ka një fakt. E gjithë kjo është për t’ ju imponuar pjesës së tjetër të opozitës, opinionit publik edhe Kuvendit që marrin vendim të caktuar, nëse ne fillojmë fishkëllejmë se shajmë, nuk ka më vend për ta konsideruar atë vend.Sigurisht që shumica e pakica duhet të respektojnë rregullat, kjo është një lëvizje politike që ka si synim kryesor për të imponuar opinionit publik që shumicën në opozitë e ka në zotërim një pjesë e saj. Nëse flasim për lojë nën tavolinë, nuk është ky rregulli i politikës. Politika ka rregulla dhe nuk mundët të luhet në këtë mënyrë që të bëje presion një institucioni Kushtetues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA