Sekreti i ‘bodybuilder-it’ 73-vjeçar, që mes konkurseve sportive kujdeset edhe për bashkëshorten e sëmurë (fotot)

22/02/2023 16:40

Një “bodybuilder” i moshës së tretë që mes konkurrimeve sportive dueht të kujdeset dhe për gruan e tij të sëmurë me Alzheimer, ka treguar së fundmi sekretin e suksesit të formës së tij.

73-vjeçari Lindsay Wain ka nisur karrierën e tij të re vetëm në moshën e vonë 57 vjeçare dhe prej atëherë ka fituar më shumë se 20 trofe.

Britaniku nga Stoke-on-Trent ka qenë mes pesë vendeve të para në konkurrimin Muscle Beach Venice në Kaliforni – nga ku është bërë i famshëm dhe aktori Arnold Schwarzenegger.

Lindsay ruan stilin e tij aktiv të jetesës duke drejtuar një palestër me pagesë, por prej disa kohësh ka hequr dorë pasi duhet të kujdeset për gruan e tij të sëmurë.

Lindsay u rendit i treti në kompeticionin e parë ku mori pjesë, edhe pse konkurronte me të rinj të moshave 22 e 23 vjeçare.

Tashmë bodybuilder-i tregon disa sekrete të forcës së tij dhe trupit te skalitur, që e bëjnë të aftë të kujdeset për bashkëshorten.

Ai thotë se dieta e tij përbëhet nga shtatë vakte të vogla, me shumë ananas, vezë dhe jo ëmbëlsira.

Lindsay thotë se po stërvitet për të marrë pjesë në kokurimin “Mr World”, prandaj ‘karburanti ushqimor’ është i rëndësishëm për stërvitjen e tij.

Ai po bashkëpunon me ish-konkurrentin e Mr World, Jason Corrick – duke thënë se kërkon të konsumojë 200g proteina në ditë.

“Jo kimikate prezervuese, jo sheqer e ëmbëlsira, jo biskota e çokollatë. Nëse njerëzit bëjnë këtë që them unë, nuk do të kishin nevojë të shkonin në palestër pasi do të dukeshin shumë bukur gjithsesi”.

Lindsay thotë se në mëngjes ha një tas me drithëra me ujë, proteina pluhur dhe boronicë.

Më pas ai ha katër vezë me pak bukë, para drekës me biftek.

Për të pirë ai merr lëng proteinash, dhe më pas pulë, oriz e copa ananasi.

Për të mbyllur ditën ai merr një tjetër pije proteinash, peshk e perime.

Lindsay thotë: “Çdo njeri mbi 50 vjeç duhet të bëjë stërvitje. Kjo sepse kockat bëhen më të brishta dhe kërkojnë më shumë kohë të riparohen pas kësaj moshe”.

Ai shton: “Nuk është nevoja të bëni ushtrime ekstreme si unë, duhet vetëm të keni një trup aktiv për një mendje aktive”.

Bashkëshorti i devotshëm thotë se do të vijojë të kujdeset për Jean derisa të mos mundë më.

Lindsay thotë se nuk dëshironte ta conte në një shtëpi kujdesi por kujdeset vetë për të me ndihmën e dy infermierëve.

“Prej stërvitjes që bëj jam i aftë dhe të kujdesem për Jean, nuk mund ta bëja këtë nëse e çoja në një shtëpi kujdesi – është mirë ta kesh partneren tënde në shtëpi”.

FOTO GALERI
6/7
Bashkëshorti i devotshëm thotë se do të vijojë të kujdeset për Jean derisa të mos mundë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA