Mbajti peng nxënësit e klasës dhe mësuesen, nis hetimi për 14-vjeçarin në Sarandë

22/02/2023 21:16

Një 14-vjeçar nxënës i shkollës “Adem Sheme” në Sarandë mbajti peng për 45 minuta nxënësit e klasës dhe mësuesen.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet për të miturin, ndërsa arma e cila është përdorur ka qenë pistoletë lodër.

14-vjeçari është jetim dhe mbahet në shtëpinë e fëmijës dhe i duhet ndihmë e specializuar për të kuptuar dhe zgjidhur origjinën e sjelljes së dhunshme.

Njoftimi: 

Sarandë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm.

Top Channel