“Zero interes”/ Fytyrat e njerëzve të Putin, teksa presidenti rus mban “fjalimin historik”

21/02/2023 18:46

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur sot fjalim në Kuvend, me rastin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës, ndërsa ata që po e ndiqnin duket se nuk kishin interes të madh mbi fjalët e tij.

Më shumë se fjalimi i Putinit, vëmendjen e tërhoqën fytyrat e lodhura të personave në sallë, të cilët duket se ishin “të detyruar” të ndiqnin presidentin teksa fliste.

Kamerat filmuan fytyrat e njerëzve të Putinit ndërsa ai mbajti fjalimin, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori kreu i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, i cili, dukej “sikur i kishte ardhur në maje të hundës”.

I zhgënjyer dukshëm, por edhe nervoz ishte edhe ish -presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev. Pas Medvedev ishte ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

As zyrtarët e tjerë nuk kishin interes ndaj këtij “fjalimi historik”, siç dëshmojë fotografitë e publikuar në internet.

Putin njoftoi gjatë fjalimit se Rusia pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalet strategjike bërthamore të të dy palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA