E përditshmja katalanase ARA raporton këtë të hënë një version të ri të historisë së Dani Alvesit, i cili është arrestuar rreth një muaj më parë me akuzën e sulmit seksual.
Sipas të njëjtit burim, brazilian ka thënë se fillimisht ka gënjyer për të “mbrojtur viktimën”, duke akuzuar tashmë 23-vjeçaren se e ka “sulmuar seksualisht”.
“Në fakt, doja ta mbroja atë “zonjën e re”. Unë isha ulur në banjë dhe ajo erdhi drejt meje dhe m’u hodh sipër. Nuk e kam prekur atë vajzën”, mësohet të ketë deklaruar Dani Alves.
Megjithatë, provat gjenetike dhe imazhet e videos së survejimit të mbledhura nga autoritetet e hedhin poshtë versionin e ri të futbollistit.
Sipas të përditshmes katalanase, Dani Alves do të mësohet këtë javë nëse do të lirohet me kusht apo do të qëndrojë në paraburgim.
Top Channel