Vajza heroine e Sirisë/ Këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

21/02/2023 21:04

Sirianët janë prekur nga fati i një vajze të guximshme nëntë vjeçare të quajtur Sham.

E bllokuar nën rrënoja për 40 orë, ajo u shpëtua e gjallë, por tani përballet me rrezikun e prerjes së të dy këmbëve për shkak të dëmtimit të indeve nga pasha e betonit. Sham u lavdërua për guximin e saj pasi këndoi një këngë së bashku me shpëtimtarët e saj të Helmetave të Bardha, të cilët punuan për gjashtë orë për ta çliruar atë nga betoni.

“Ajo na dha forcë kur e dëgjuam,” i tha AFP një nga shpëtimtarët vullnetarë të grupit, qe e shpëtoi, duke kënduar bashke këngën e quajtur “Damask”. “Gëzimi ynë ishte i papërshkrueshëm kur ajo doli,” tha Nasreddine, i grupit te Helmetave të Bardha të cilët punuan për shpëtimin e njerëzve nga ndërtesat e bombarduara në rajonet e kontrolluara nga rebelët e vendit gjatë gjithë luftës civile të Sirisë.

Sham, si shumë të mbijetuar të tërmetit me magnitudë 7.8 që vrau mbi 45,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, tani po vuan nga ajo që mjekët e quajnë sindroma e shtypjes.

Ndodh në gjymtyrët që kanë mbetur të mpirë nga mungesa e qarkullimit te gjakut për një kohë të gjatë dhe fillojnë te kenë dhimbje të fortë.

Në gjendjen e njohur me termin mjekësor rabdomiolizë, fibra muskulore vdes dhe hyn në gjak, duke shkaktuar ndonjëherë dështim të veshkave.

Shumë prej këtyre viktimave janë fëmijë të traumatizuar nga humbja e prindërve

Nëna dhe motra e Shamit u vranë kur ndërtesa e familjes u shemb në qytetin Armanaz, në provincën veriperëndimore të Idlibit, ndërsa babai dhe dy vëllezërit e saj gjithashtu mbijetuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA