Dy zyrtarë të lartë spanjollë të transportit kanë dhënë dorëheqjen për një porosi të dështuar për trenat e rinj të udhëtarëve që kushtojnë gati 260 milionë euro.
Trenat nuk mund të futeshin në tunele në rajonet veriore të Asturias dhe Cantabria.
Kreu i operatorit hekurudhor të Spanjës Renfe, Isaías Táboas dhe sekretarja e shtetit për transportin, Isabel Pardo de Vera, kanë lënë tashmë rolet e tyre.
Faji i projektimit u bë publik në fillim të këtij muaji. Qeveria spanjolle thotë se gabimi u vu re mjaft herët për të shmangur humbjet financiare. Megjithatë rajoni i Cantabria ka kërkuar kompensim.
Renfe i porositi trenat në vitin 2020, por vitin e ardhshëm prodhuesi CAF kuptoi se dimensionet që i ishin dhënë për trenat ishin të pasakta dhe ndaloi ndërtimin.
Rrjeti hekurudhor në Spanjën veriore u ndërtua në shekullin e 19-të dhe ka tunele nën peizazhin malor që nuk përputhen me dimensionet standarde moderne të tunelit.
Gabimi do të thotë se trenat do të dorëzohen në vitin 2026, me dy vjet vonesë.
Renfe dhe operatori i infrastrukturës Adif kanë nisur një hetim të përbashkët për të zbuluar se si mund të ketë ndodhur gabimi.
Top Channel