Menaxheri i AFAD-it për tërmetet dhe reduktimin e rrezikut, Orhan Tatar, përcolli zhvillimet më të fundit në lidhje me tërmetet në Kahramanmaraş dhe Hatay.
Orhan Tatar njoftoi se gjithsej 7242 pasgoditje kanë ndodhur ku 3 tërmete janë më të veçanta.
Tatar gjithashtu njoftoi se pas tërmetit të djeshëm në Hatay më magnitudë 6.4, janë ndjerë 116 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ishte 5.8.
Gjithashtu është dhënë edhe paralajmërim rutinë për cunami.
Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi pranë qytetit të Antakias pranë kufirit me Sirinë, pikërisht një nga zonat ku tërmetet masive të 6 shkurtit vranë mbi 45 mijë vetë, e lanë pas një vazhdë shkatërrimesh masive, ndërsa dhjetëra mijëra persona mbeten të pastrehë.
kipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende të kërkojnë nën rrënoja pasi disa kanë mbetur të bllokuar. Rreth gjashtë persona humbën jetën nga tërmeti i djeshëm.
Top Channel