Themeluesi i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi tregoi opinionin e tij në “Top Story” për garën në zgjedhjet e 14 majit.
Ai u shpreh se partitë e “vogla” janë një vlerë e shtuar e opozitës, duke e konsideruar veten kundërshtar të qeverisë aktuale.
“Ne do të rivalizojmë me ta, por duke pasur kundërshtarë qeverinë e Ramës ne jemi një vlerë e shtuar e opozitës. Ne pretendojmë dhe nuk e kemi gabim që foltorja dhe gjithë entuziazmi është e pamjaftueshme që të përfaqësojë”, u shpreh politikani.
Njëkohësisht Patozi zbuloi se ata do të vijojnë kandidaturën e tyre, për të arritur maxhorancën.
“Secili duhet të bëjë punën e tij. Raketa opozitare të bashkohet në një pikë dhe të kemi përfaqësimin e maxhorancës. Mundësitë janë të pakta për shkak të konfliktit që PD ka. Atëherë ne nuk do të rrimë në një vend. Për sa kohë ata nuk bashkojnë shtëpinë e tyre. Po zihen dy vëllezër, ne jemi komshinjtë. Ne jemi të ndrysëm pse duhet të bëhemi palë”, tha ai.
Top Channel