SHBA kishte njoftuar paraprakisht Rusinë për vizitën “sekrete” të presidentit Biden disa orë para nisjes së tij, me qëllim evitimin e ndezjes së konfliktit gjatë kohës që ai ishte në Kiev, njoftonte sot për gazetarët këshilltari i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Jake Sulilvan.
Mediat vendase thonin natyra e udhëtimit në një zonë lufte ishte e pazakontë.
Biden dhe grupi i tij i këshilltarëve qëndruan në Kiev për disa orë për të shënuar një vit nga nisja e konfliktit dhe kjo ishte vizita e parë e Biden që prej nisjes së sulmit rus.
Sullivan tha se Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar rusët për vizitën për të shmangur “keqllogaritje” të mundshme gjatë ndalesës delikate.
“Ne njoftuam rusët për vizitën e Biden për qëllime dekonfliktimi,” tha Sullivan për rrjetin CBS Neës. “Nuk mud të them sesi u përgjigjën ata por mud të konfirmoj se u dhamë njoftim”.
Në një prej fotove shihet presidenti Bidenqe ecen me presidentin ukrainas para katedrales St. Michael.
Zyrtarët thanë se përgatisnin udhëtimin prej muajsh por vendimi ishte marrë vetëm momentet e fundit gjatë vizitës në Poloni.
Sullivan nuk tregoi me çfarë mjeti presidenti kishte shkuar në Kiev por tha se kishin realizuar vizitën vetëm pas konfirmimeve nga zyrtarët e sigurisë.
Top Channel