Protestuesit e opozitës në Moldavi thonë se ‘duam të vijë Rusia’ (fotot)

20/02/2023 17:04

Poshtë ndërtesës gjigante të parlamentit të Moldavisë kalon një paradë e njerëzve që ardhur nga i gjithë vendi, secili me historinë e tij të varfërisë e zemërimit, thuhet në një reportazh të rrjetit britanik BBC.

Me një kapuç blu leshi në kokë, një nga gratë afrohet te gazetarja duke i thënë: “Ka njerëz me katër a pesë fëmijë që nuk kanë asgjë për të ngrënë.”

Faturat e energjisë tashmë konsumojnë më shumë se 70% të të ardhurave familjare, sipas presidentes së Moldavise.

Protestuesja Ala tregon se faturat i marrin gjysmën e pensionit të saj.

“Kur ne zgjodhëm këtë qeveri ata premtonin se do të rrisnin rrogat e pensionet, por deri tani nuk kemi parë asgjë.

Protesta e djeshme e organizuar nga partia pro-ruse Sor po ndiqet me vëmendje nga qeveritë evropiane dhe më gjerë. Shumcia e protestuesve erdhën nga qytete të tjera me autobuzë, me kosto të paguara nga Sor.

Disa ditë më herët, presidentja Maia Sandu paralajmëronte se Rusia mund të dërgojë “sabotatorë të stërvitur” në vend, për të përmbysur qeverinë pro-perëndimore.

Rusia ka thënë se akuzat janë “nje tentative e qeverise per te larguar vëmendjen nga dështimet e tyre ekonomike e sociale.

Moldavia është e vendosur në kufirin me Ukrainën, është e varur nga energjia ruse dhe ka në vete një rajon separatist pro-rus.

Vitin e kaluar Moska përgjysmoi furnizimet energjitike ndaj Moldavisë duke vënë nën presion qeverinë e Chisinau, e cila kërkon të mbajë të bashkuar popullatën rumanisht e rusisht folëse të vendit.

Por protestat për çmimet e naftës dhe rrymës elektrike vijojnë prej vjeshtës.

Presidentja Sandu tha se Rusia ka tentuar të destabilizojë situatën duke krijuar pakënaqësi te populli, ndërsa zotohej se do të luftonte “diversantët ushtarakë rusë” që sipas saj kërkojnë të kryejnë sulme ndaj institucione moldave.

Por Marina Tauber, sekretare e partisë pro-ruse Sor tha se partia e saj nuk është kundër BE dhe kërkon marrëdhënie të mira me të gjitha palët.

Marina Tauber e Sor

Orhei – rreth një orë larg me makinë nga kryeqyteti Chisinau – është bastioni i Sor ku këshilltarja e partisë opozitare Iurie Berenchi, tha:

“Ne nuk kemi frikë, sepse nëse Rusia do të donte të merrte Moldavinë ata do ta bënin brenda ditës”.

Kur u pyet nëse do ta dëshironte këtë, Berenchi u përgjigj pa doreza.

“Për mendimin tim personal, po, me Rusinë do të ishim shumë më mirë nga sa jemi tani”.

Shumë njerëz në Chisinau kërkojnë lidhjet me Perëndimin si mënyrë e ruajtjes së pavarësisë, por dje jashtë parlamentit turma kishte një tjetër opinion.

Kur u pyet për rrezikun e infiltrimit rus siç paralajmëronte presidentja, protestuesja Ala dhe shoqërueset e saj thanë: “Po le të vijnë! Ne duam që ata të vijnë, duam të jemi pjesë e Rusisë!”

FOTO GALERI
1/3
Protesta e djeshme e organizuar nga partia pro-ruse Sor po ndiqet me vëmendje nga qeveritë evropiane

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta