Ndonjëherë sa më shumë që gjërat qëndrojnë njësoj, aq më shumë ndryshojnë.

Kështu ishte në Stamford Bridge, ku James Ward-Prowse bëri atë që bën shpesh, duke udhëhequr Southampton drejt një trepikëshi jetik me një tjetër goditje dënimi të egzekutuar mjeshtërisht. Edhe Chelsea bëri atë që po bën shpesh tani, nuk shënuan duke dështuar të fitojnë, por mesazhi nga lart mbeti i njëjti. Klubi mbështet trajnerin Graham Potter dhe projektin e tij afatgjatë.

Gjithsesi pas një tjetër poshtërimi, durimi i tifozëve ka sosur. Chelsea u vërshëllye ndërkohë që edhe Potter e pranon se disfata ndaj Southampton, skuadrës së fundit të klasifikimit që kishte humbur 9 nga 10 takimet e mëparshme është e papranueshme. Ky ishte një tjetër hap pas, ndërkohë që Chelsea ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit. Ata kanë dështuar të shënojnë në 6 nga 10 ndeshjet e luajtura në 2023 dhe në klasifikim janë në vendin e 10, po aq afër vendit të 17 sa dhe katërshes që të çon në Champions League.

Ata kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë paund duke blerë 8 lojtarë në janar dhe në takimin e radhës vizitojnë rivalët e Tottenham. Potter ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve, dikush kërkon pushimin e tij, dikush tjetër i sugjeron të kthehet te Brighton ndërkohë që ka nga ata që mendojnë se Potter është trajneri më i keq që ka patur ky klub.

Vetë trajneri ndërkohë deklaron: “Kur rezultatet nuk janë të mira, me këtë botë duhet të përballemi. Jemi në tranzicion dhe ka faktorë objektivë dhe emocionalë, por ndërkohë skuadra po humbet, kemi rezultatet që kemi dhe kjo është e kuptueshme. Nuk jam budalla, as naiv. Detyra ime është të vazhdoj përpara, të ndihmoj skuadrën, t’i mbështes në një periudhë të keqe dhe të përballem me kriticizmin”.

Gjatë kohës që Cesar Azpilicueta po vendoste maskën e oksigjenit pas një goditje të frikshme në fytyrë, një nga tifozët u cua nga stoli duke i kërkuara Potter të bënte diçka dhe jo të rrinte e të shihte doktorët, duke i sugjeruar që t’u fliste lojtarëve të tij. Në futboll perceptimet janë të fuqishme, dhe tani ngrihet pyetja nëse Potter i duhet të ndryshojë për të kënaqur tifozët me trajnerin që shprehet.

“Unë mendoj se mund të jesh vetëm vetvetja dhe duhet të bësh më të mirën që të jesh vetvetja. Kur humbet gjithmonë ka dicka që duhet të bësh apo të ndryshosh. Kështu ka qenë gjithmonë, por njerëzit duan dicka ndryshe”, shtoi ai.

Të shtunën vendimi i tij për t’i dhënë David Datro Fofana, 20 vjecar, një vend titullari ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang ishte lënë jashtë skuadre gjeneroi kritika, vecanërisht me Fofana që vuajti shumë teksa Chelsea nuk mundi t’i shënojë skuadrës së fundit të klasifikimit. Duket se lojtarët kanë humbur besimin, por Potter beson te vetvetja dhe filozofia e tij qëndron e njëjta.

“Ky është futbolli, dhe ndonjëherë këto gjëra ndodhin. Ne kemi investuar te disa lojtarë të rinj. Për këtë arsye janë. Nëse shikoni Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke, ata janë futbollistë të rinj që nuk kanë luajtur shumë ndeshje, ata po mësojnë të luajnë në Premier League. Ne po përballemi dhe me një listë të paprecedentë dëmtimesh”, tha Potter.

Chelsea nuk ka në dispozicion Armando Brojan, Christian Pulisic, N’Golo Kante dhe Edouard Mendy. Për të evituar probleme të tjera, Potter la pushim Reece james dhe Thiago Silva kundër Southampton.

“Të gjitha këto janë të vërteta, por për fat të keq kur humbet njerëzit nuk duan ti dëgjojnë. Une e di cfarë cilësish kam, dhe se cfarë kam bërë në karrierën time, por gjithashtu e kuptoj se kur nuk ke rezultatet në krahun tënd duhet të përballesh me kriticizmin dhe kjo është ok”, përfundoi ai.

Ky është një projekt afatgjatë dhe Potter ka kërkuar kohë. Gjithsesi kur shikon trajnerë të përkohëshëm si Selles të kenë një impakt kaq të menjëhershëm, kur vetëm pas pak javësh në detyrë i ka dhe Southampton një drejtim të ri dhe shpresë për të mbijetuar kjo nuk ndihmon situata si e Potter.

Tani Potter përballet me betejën e tij, ai nuk ka plane për të ndryshuar kurs dhe i duhet të shpresojë që edhe një herë, gjërat të ndryshojnë duke qëndruar njëlloj./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA