Mijëra gra shtatzëna ruse shkojnë për të lindur në Argjentinë

20/02/2023 14:06

Fëmijët e lindur në Argjentinë marrin automatikisht nënshtetësinë argjentinase dhe ky konsiderohet si shkak për shtimin e turisteve shtatzëna.

Buenos Aires është kthyer në një destinacion të preferuar për gra shtatzëna ruse. Vetëm të enjten e kaluar arritën aty me të njëjtin avion 33 gra shtatzëna ruse. Vitin e kaluar në Argjentinë kanë shkuar si turiste dhe kanë lindur atje fëmijët më shumë se 10,000 ruse.

Gazeta La Nación njoftoi se autoritetet argjentinase kanë nisur tani hetimet për të parë nëse pas turizmit të lindjeve është ndonjë rrjet kriminal.

Së fundi në Buenos Aires arriti një avion me 33 gra shtatzëna ruseSë fundi në Buenos Aires arriti një avion me 33 gra shtatzëna ruse

Gazetarët e BBC-së thanë se kanë zbuluar një faqe interneti në gjuhën ruse që ofron paketa të tilla turistike. Paketa përfshin ndër të tjera një kurs për spanjisht, pritje në aeroporti dhe ulje çmimi të pagesës për “spitalet më të mira në kryeqytetin argjentinas”. Çmimet fillojnë nga 5,000 dollarë, por mund të shkojnë deri në 15,000 dollarë e më shumë për një paketë “të klasi të parë”.

Nënshtetësia argjentinase

Fëmijët e lindur në Argjentinë marrin automatikisht nënshtetësinë argjentinase, gjë që besohet se është arsyeja e vërtetë e ardhjes së grave shtatzëna ruse. Si prindër të një fëmije argjentinas, çiftet nga Rusia mund të aplikojnë gjithashtu lehtësisht për të marrë nënshtetësinë argjentinase.

Buenos Aires: Grua shtatzënë përpara spitalit DurandBuenos Aires: Grua shtatzënë përpara spitalit Durand

Pasaporta argjentinase konsiderohet si tërheqëse, sepse qytetarët argjentinas mund të udhëtojnë pa vizë në më shumë se 160 vende. Ndërkohë që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, për rusët është bërë më e vështirë hyrja në vende të tjera, si në BE./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA