Kilenia vendos rekord me 2.5 km not në Antarktikë: Rivali im më i madh ishte frika (fotot)

20/02/2023 18:39

Notarja kilene Bárbara Hernández shënoi rekordin si presoni i parë që noton 2.5 km në ujërat e oqeanit Antarktik me temperaturë pranë ngrirjes.

Ajo thotë se kishte shenja të qarta të hipotermisë nga i ftohti por rezistoi derisa arriti objektivin e saj, një shenjë pluskuese në mes të ujërave të akullt me temperaturë 2ºC.

“Pasi kalova 1.5 km nisa të ndjej të ftohtin në zemër”, thotë 37 vjeçarja që mori çmimin nga shoqata kombetare e notit dhe tashmë prej njohjen nga rekordet Guinness.

E veshur vetëm me kostum e kapele banje ajo arriti rekordin duke notuar për 45 minuta e 30 sekonda.

“Ishte një notim i vështirë. Pasi kalova miljen e parë krahët m’u rënduan dhe pashë që po ngurtësohesha, por u mundova ta largoj mendjen nga kjo,” tha Hernández për rrjetin AFP.

Notarja thotë se e kishte ëndërruar prej vitesh këtë moment.

“Nuk kisha frikë se do më dilte përpara ndonjë kafshë e rrezikshme, një orka apo diçka tjetër, pashë vetëm një pinguin gjatë rrugës”, shton ajo.

Gruaja thotë se pasi arriti objektivin e saj, i duhet të niste një tjetër betejë, atë të rekuperimit të temperaturës normake të trupit.

Menjëherë ndihmësit e saj në barkën Zodiac e nxorrën atë dhe e mbështollën atë duke i veshur rroba të thata.

Kur grupi arriti në anijen e marinës kilene  “Janequeo” me një vinç ata e ngritën për ta çuar në infermieri ku temperatura e trupit shënonte 27ºC.

Por Bárbara Hernández nuk i humbi asnjëherë ndjenjat, dhe pas dy orësh ishte rikuperuar plotësisht.

Kur u pyet për sfidën më të madhe ajo u përgjigj: “Rivali im më i madh është frika, nuk janë njerëzit. Në botën e notit mund të humbasësh gara ose teste, por askush nuk duhet të mundë vullnetin tënd. Frika nga dështimi, mungesa e besimit janë kundërshtarët e tu më të mëndhenj”.

FOTO GALERI
1/5
Notarja kilene Bárbara Hernández shënoi rekordin si presoni i parë që noton 2.5 km në ujërat e oqeanit Antarktik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA