Edhe pse kanë pasaportën më të fuqishme në botë, japonezët nuk e shfrytëzojnë

20/02/2023 11:11

Një numër çuditërisht i madh japonezësh thonë se udhëtimi nuk është më prioritet për ta.

Një sondazh i bërë vitin e kaluar nga kompania globale e inteligjencës Morning Consult tregoi se 35% e të anketuarve japonezë thanë se nuk ishin të gatshëm të udhëtonin përsëri, numri më i lartë i çdo vendi.

Tetsu Nakamura, një profesor në Universitetin Tamagawa dhe një specialist i sjelljes dhe psikologjisë së turizmit, thotë se rezultatet nuk janë aspak befasuese.

“Në vitin 2019, edhe para pandemisë, japonezët që udhëtonin jashtë vendit të paktën një herë në vit përbënin rreth 10% të popullsisë”, tha Nakamura.

Pavarësisht se Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë, më pak se 20% e japonezëve në fakt i kanë pasaportat në konsideratë sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë .

Një ndër arsyset që japonezët nuk duan të udhëtojnë është sepse sipas tyre kjo u kushton atyre kohë dhe planifikimi është bezdi. Kostoja e udhëtimit është gjithashtu një konsideratë. Shumë punëtorë japonezë nuk kanë pasur rritje rroge për 30 vjet .

Më pak të ardhura të disponueshme do të thotë që të rinjtë mund të jenë më të prirur për të qëndruar në shtëpi ose për të eksploruar vendet afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA