E sulmoi peshkaqeni në një plazh të njohur francez, vdes nga plagët e rënda turisti australian

20/02/2023 09:43

Një turist australian është vrarë nga një peshkaqen teksa të pranishmit të tmerruar panë skenën në në ujërat e Kaledonisë së Re në Paqësorin Jugor, terrritor francez.

59-vjeçari po notonte rreth 150 metra nga bregu në një plazh popullor në Nouméa kur u sulmua të dielën, thonë autoritetet, rreth orës 16:00 sipas kohës lokale të së dielës.

Ai është kafshuar disa herë, duke pësuar plagë të mëdha në këmbë dhe në krahë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dy persona e morën në në një jet-ski, por ai nuk u mbijetoi plagëve të tij.

Ky është sulmi i tretë i peshkaqenëve pranë plazhit Chateau-Royal në tre javë.

Shumë njerëz ishin në ujë në atë kohë dhe ishin dëshmitarë të sulmit, kanë raportuar mediat lokale, duke shkaktuar panik. Autoritetet kanë mbyllur shumicën e plazheve në zonë dhe kanë urdhëruar kapjen e peshkaqenëve në ujërat e afërta.

Një notar 49-vjeçar u plagos rëndë nga një peshkaqen në zonë më 29 janar dhe një sërfist u sulmua gjithashtu disa ditë më vonë. Si përgjigje, autoritetet mbyllën plazhet në Nouméa, një destinacion popullor për turistët ndërkombëtarë në territorin francez jashtë shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA