Nuk është Jeff Bezos apo Bill Gates, ja kush mendohet të jetë njeriu më i pasur në hisorinë e botës

19/02/2023 14:08

Në vitin 1324, qyteti i Kairos u pushtua nga një stuhi nga pamjet më mahnitëse që vendasit kishin parë ndonjëherë.

Marshimi nëpër rrugët e saj gjarpëruese e mijëra ushtarëve afrikanë, oborrtarëve, tregtarëve, studiuesve dhe skllevërve të ngarkuar të gjithë me ar. Kuajt dhe devetë me fletë ari, tërhiqnin sasi të mëdha pasurish që u shpërndaheshin të varfërve dhe tregtoheshin me mallra.

Në krye, ulur në fronin e artë ishte udhëheqësi i tyre, i cili besohet gjerësisht si njeriu më i pasur në historinë e botës, Mansa Musa, perandori i Malit.

Në epokën e Jeff Bezos-it, Bill Gates-it, Wall Street-it dhe teknologjisë, është e vështirë të imagjinohet një kohë më e begatë në historinë njerëzore.

Megjithatë, shumë besojnë se pasuria e Mansa Musa-s tejkalon atë të të gjithë miliarderëve modernë.

Njerëzit sugjerojnë se pasuria e tij ishte 400 miliardë dollarë 600 miliardë dollarë. Ka shumë subjektivitet për atë lloj pretendimi, por në të vërtetë bazohet në llojin e aksesit që Mansa Musa kishte mbi arin.

Mansa Musa sundoi mbi Perandorinë Mali, një entitet i madh dhe i fuqishëm që shtrihej nga  Atlantiku i Afrikës perëndimore, deri në shkretëtirat e Nigerit të sotëm.

Udhëtimi legjendar i një muslimani të devotshëm, Masna Musa në Kajro, ishte pjesë e një pelegrinazhi në Mekë. I frymëzuar nga përvoja, ai u kthye në Mali në 1325 dhe filloi një epokë të artë për një nga qytetet më të famshme të Afrikës.

Ai investon burimet e perandorisë së tij duke kultivuar traditën vërtet të rëndësishme të dijetarëve islamë në Afrikën perëndimore. Në Timbuku për shembull, ka 80 universitete në vitet 1400.

Kjo është një shoqëri komplekse, e arsimuar. Ka studiues nga e gjithë bota, të cilët po vijnë për të mësuar ligjin dhe astronominë islame, teologjinë dhe këto shkenca në perandorinë e Afrikës Perëndimore.

Perandoria Mali vazhdoi të lulëzonte për pjesën tjetër të jetës së Mansa Musa-s.

Megjithatë, me ngritjen e perandorive rivale dhe formave të reja të tregtisë, perandoria shkoi në rënie në shekullin e 15-të.

Pavarësisht trashëgimisë së tij globale, Masa Musa është zhdukur kryesisht nga imagjinata historike perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA