I rikthyer në shërbimin e kardiokirurgjisë që në muajin shtator, kardiokirugu Prof dr Edvin Prifti po përballet më abuzim të imazhit dhe emrit në tij nëpër rrjete sociale.
Për shkak të reputacionit që ka në popullatë imazhi i tij përdoret për të rekomanduar medikamente apo produkte që i përkasin mjekësisë alternative.
sinkron Prof Dr Edvin Prifti — “Personalisht nuk jam përfshire kurrë në rekomandimin e medikamenteve për arsye komerciale, është një abuzim që bëhet me imazhin tim.
Kryesisht janë domene të huaja që abuzojnë në këtë formë duke përdorur një imazh aq të njohur në fushën e mjekësisë tonë e kanë të sigurt se do të rrisin fitime te tyre në shitjen e produkteve online.
Te parët qe bien viktime e këtyre mashtrimeve janë pensionistë të cilët vuajnë më se shumti nga probleme të zemrës, por jo vetëm.
Sektori i krimit kibernetik duhet veproje pasi ky nuk është rasti i vetëm ku përdoren imazhe te mjekëve tanë te njohur pa pasur miratimin e tyre vetëm për te mashtruar qytetaret me qellim t’u shitet produkti.
Top Channel