Bayer Leverkuseni pësoi humbjen e dytë brenda tri ditësh. “Aspiranat”, pas disfatës në shtëpi me rezultatin 2-3 përballë Monacos, e vlefshme për Europa League, u mundën përsëri në shtëpi nga Mainzi me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë ishte fantastike, pasi u shënuan tre gola. Të të zotët e shtëpisë humbën një mundësi të artë për të kaluar të parët në avantazh pas fitimit të një 11-metërshi, por mbrojtësi Edmond Tapsoba u ndal nga portieri Dahmen.
Pas vetëm gjashtë minutash Bayer Leverkuseni barazoi rezultatin. Vendësit përfituan maksimalisht nga një gabim i lojtarëve të Mainzit dhe mesfushori Amiri u tregua i saktë përballë portierit.
Kur por afrohej fundi i pjesën e parë, Mainzi rimori avantazhin me Leandro Barreiro, i cili realizoi një gol spektakolar pas kombinimit me koreano-jugorin Lee.
Në fraksionin e dytë, Bayer Leverkuseni u tregua më kërkues dhe në të 58-tën barazoi rezultatin me Patrick Shick. Sulmuesi shënoi goli e parë për vitin 2023.
Sfida deri në fund prodhoi të tjera episode, teksa skuadra e Alonsos në minutën e 81 mbeti me 10 lojtarë në fushë pas daljes me të kuq të mesfushorit Adli, i cili shkaktoi penallti.
Marcus Ingvartsen u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe i dha fitoren e dytë radhazi në kampionat Mainzit, që pas këtij triumfi parakalon Bayer Leverkusenib në renditje dhe ngjitet në vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa “Aspirinat” zbresin në vendin e 10-të me 27 pikë.
Top Channel