Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi shuma parash dhe sende personale në tre automjete në qytetin e Sarandës.
“Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer disa vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë”, sipas policisë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.;
Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.;
Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ai, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel