
Kryesuesit e Tiranës do të përballen në këtë javë të 22-të të Abissnet Superiores me vendin e fundit të klasifikimi Kastriotin.
Bardheblutë vijnë pas humbjes së klasikes në këtë ndeshje me Vllazninë, një ndeshje e vendosur nga një penallti e dyshimtë që ka pasur diskutime gjatë gjithë javës. Megjithatë trajneri Orges Shehi në prag të përballjes me krutanët tregon se ai moment është tejkaluar.
Fakti që kundërshtari i rradhës ndodhet në vendin e fundit në klasifikim nuk ka asnjë domethënie për këto 90 minuta të së dielës për trajnerin e Tiranës
Në këtë ndeshje krutanët do të vijnë me trajnerin e rikthyer Emiljano Cela pas largimit të Ardian Memës pak ditë më parë. Ndërkohë që Çela është një emër i njohur për ekipin e Kastriotit pas eksperiencës pozitive një vit më parë. Ndeshja tjetër e së dielës është ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë.
Top Channel