Postimi viral i gruas në rrjet thotë se ‘Kina mban një tokë të fshehtë të mbushur me dinosaurë’ (Video-foto)

18/02/2023 21:05

Një përdoruese në dukje ‘konspirative’ në rrjetin TikTok është bërë “virale” në rrjet me pretendimet “sekrete” se në një tokë të paprekur në Kinë, ka dinosaurë.

Gruaja me ngjyrë thotë në postimin e saj se Kina ka një tokë të fshehtë dinosaurësh dhe i fsheh ato nga pjesa tjetër e botës.

Ajo pretendonte më tej se bota është në prag të një “zgjimi të ashpër” ku do të mësojë shumë gjëra të papëlqyeshme për veten e saj, mes të cilave dhe për zonën natyrale të ngjashme me “Jurassic Park” ne zotërim te Kinës.

Megjithëse shumë e quanin pretendimin “teori konspiracioni”, mijëra të tjerë e besonin si të vërtetë.

Gruaja shkruante në video për ndjekësit e saj: “Kina ka gjetur një tokë të pazbuluar me kocka dinosauri dhe specie të tjera 5-6 metra të larta, për të cilat nuk i ka treguar SHBA”.

Në video gruaja thotë se ishte në një sallon bukurie duke lyer thonjtë, kur dëgjoi estetisten që ndiqte lajmet për Kinën. Ajo nisi të përdorë një mjet përkthimi në celularin e saj dhe thotë se ka “disa lajme interesante”.

“Prisni, prisni pak, kam diçka që nuk do ta besoni,” thotë ajo në video. “Isha më parë duke bërë thonjtë dhe dëgjova disa lajme shokuese”.

Ajo thotë se dëgjoi se është zbuluar një specie e re dinosauri.

“Kinezët kanë zbuluar një tokë të re – po flas për tokë të pashkelur më parë.”

“Ky informacion nuk përhapet në SHBA, nuk e gjej askund,” shton gruaja duke pretenduar se estetistja e saj e kishte konfirmuar duke thënë se kishte “qindra e mijëra” nga këto krijesa.

@ravenguru2 #explorer #viral #talkup #findingtheanswer #breakingnews #fyp ♬ original sound – Raven Holiday


Shumë komentues të videos thonin se ishin të tmerruar nëse “dinosaurët lëshohen nga Kina”.

Një prej tyre tha: “Shpresoj që të mos shkojmë për t’i kërkuar, do të ngatërrohej më keq”.

Një tjetër shkruante: “Nuk merrem më me këtë.”

“Vras mendjen nëse Kina e Rusia kanë dalë nga Traktati i Arktikut gjatë muajve të fundit”, shkruante një tjetër.

Ata që nuk bindeshin kollaj shkruanin: “Bukur kur njerëzit përhapin panik masiv në rrjet për gjëra që dëgjojnë në lajme.”

Të tjera video janë shfaqur ku pretendohet se 2023-shi do të jetë viti i ‘Jurassic Park’, ku sugjerohet se kinezët janë të aftë të klonojnë dinosaurët, ose ndryshe te krijojnë holograme realiste per te manipuluar masat.

Mbetet për t’u parë nëse lajmi konspirativ do të konfirmohet, teksa përdoruesit me të drejtë “luteshin për mbrojtje”.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja me ngjyrë thotë në postimin e saj se Kina ka një tokë të fshehtë dinosaurësh dhe i fsheh ato nga pjesa tjetër e botës.

Top Channel