Manchester City nuk ia del të ruajë hapin e Arsenalit. Kampionët në fuqi të Anglisë, ngecën në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.
Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen me një gol fantastik në minutën e 41’, por Chris Wood barazoi sfidën në minutën e 84’.
Sulmuesi nga Zelanda e Re, kishte vetëm pesë minuta që kishte ardhur nga stoli. Goli i tij lumturoi tifozët e Forest, por edhe ata të Arsenalit.
City është ngjitur në kuotën e 52 pikëve, dy më pak se skuadra e Artetës, që ka luajtur një ndeshje më pak. Chelsea vazhdon të mos “ndezë”.
Skuadra londineze u mposht 0-1 nga Southampton, duke regjistrua ndeshjen e katërt pa fitore në Premier League.
Ky ishte goli numër 17 me goditje dënimi për Ward-Prowse, i cili synon të barazojë rekordin e David Beckham (18).
Evertoni iu fal një eurogoli të kapitenit Seamus Coleman për të thyer 1-0 Leeds United. Fitore në transfertë arritën edhe Fulham e Bournemouth, ndërkohë që Brentford-Crystal Palace u mbyll në barazim 1-1.
Top Channel