Lufta në Ukrainë, Zelensky: I kemi propozuar Moskës të ndalojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës 06/04 22:59
Volodymyr Zelensky deklaroi se ka marrë sinjale të forta nga aleatët në lidhje me mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj kundër Ukrainës.
“Tradicionalisht dua të falënderoj të gjithë ata që aktualisht po e mbrojnë shtetin në fushën e betejës. Dua të vë në dukje të gjithë ata që mbrojnë rajonin e Donetsk. Luftimet më brutale dhe më parimore po zhvillohen atje”, tha ai.
Forcat ukrainase në Bakhmut në vijën e frontit lindor kanë qenë nën sulme të pamëshirshme për muaj të tërë, ndërsa forcat ruse kërkojnë të depërtojnë me dallgë dhe valë ushtarësh.
“Lavdi Ukrainës!”, e përfundoi fjalimin e tij Zelensky.
Top Channel