Doktorët hetohen për ripërdorim të implanteve të marra nga kufomat në Rumani (fotot)

18/02/2023 21:27
Ilustrim implanti ndihmes per zemren

Prokurori thotë se një nga mjekët akuzohet se ka kryer 238 procedura në një periudhë shtatë vjeçare.

Disa doktorë po hetohen se dyshohen se kanë vjedhur qindra implante mjekësore nga kufomat e të ndarëve nga jeta, për t’i ripërdorur në pacientë të gjallë në Rumani, njoftonin sot prokurorët vendas.

Një nga pesë mjekët e akuzuar punonte në spitalin e qytetit lindor Iași, dhe është ndaluar në pritje të hetimeve për abuzim me detyrën, e marrje ryshfeti.

Ata shtonin se doktori i paemëruar kishte një rrjet prej kater mjekësh të tjerë me të cilët bashkëpunonte për të vjedhur implantet kardiake nga pacientët e vdekur, pa aprovimin e tyre ose të familjarëve.

Prokurorët thonë se doktori kishte kryer më shumë se 200 procedura ilegale gjatë viteve që prej 2017, duke përdorur në pacientë implante të marra nga të vdekurit ose me prejardhje të paditur, çka rrezikonte jetën apo shëndetin e të sëmurëve.

“Një pjesë e madhe e implanteve të këtij doktori … nuk ishin të nevojshme dhe nxiteshin prej tij me anë të diagnozave të rreme ose prej mjekimeve të rekomanduara prej tij që aktivizonin simptoma të caktuara”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve.

Sistemi shëndetësor në Rumani është përfshirë dhe më herët nga skandale korrupsioni, inefikasiteti dhe menaxhimi të politizuar.

Shteti ka ndërtuar vetëm një spital në tre dekadat e fundit dhe dhjetra doktorë e infermierë emigrojnë drejt vendeve të Evropës, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Doktori i paemëruar kishte një rrjet prej kater mjekësh të tjerë me të cilët bashkëpunonte për të vjedhur implantet kardiake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA