Aston Villa ishte duke marrë një pikë shumë të rëndësishme ndaj Arsenal teksa ndeshja ishte “mbërthyer” në rezultatin 2-2.
Por, në minutën e 93-të një goditje e Jorginhos pasi u përplas në traversë u devijua më pas në mënyrë të pavullnetshme nga ana e portierit Emiliano Martinez dhe kështu përfundoi në rrjetë.
Në këtë formë, skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery u hodh e gjitha në sulm për të barazuar shifrat teksa në një goditje këndore u afrua edhe portieri Martinez. Por, Arsenal kapi në kundërsulm vendasit me Martinellin që shënoi edhe golin e katërt duke shuar çdo shpresë të Aston Villa-s.
Në intervistën pas sfidës, trajneri Emery u shfaq shumë i zhgënjyer me portierin e tij që braktisi portën për të ndihmuar sulmin me spanjollin që u shpreh se Martinez nuk u tregua aspak i zgjuar.Lexo edhe
“Tani jam shumë i inatosur, edhe pse e di që do të duhet kohë sa të dalë në pah e gjithë puna jonë. Sigurisht që do të kryejmë edhe gabime, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve. Dalja e Martinez? Është një veprim të cilin unë nuk e kërkoj kurrë prej një portieri, nuk di të them statistikat, por besoj se në një formë të tillë mund të ndodhë që goli të shënohet në vetëm një nga 100 raste.
Ndërsa në kundërsulme të tilla besojnë se mund të shënohen 10 nga 20, ndaj për mua Martinez nuk u tregua aspak i zgjuar. Ne mund të luajmë dhe të humbasim 3-0, por 4-2 më duket e ekzagjeruar. Dua të sqaroj edhe se Martinez e mori vetë vendimin për të shkuar në sulm. Ia thashë se nuk më pëlqeu zgjedhja e tij”, u shpreh Unai Emery.
Top Channel