Artur Gorishti si piktor nëpërmjet veprës Singer & Beethoven në “ArtKand”

18/02/2023 18:52

Ndryshe nga kineasti i mirënjohur dhe i vlerësuar për rolet e tij të shumta, Artur Gorishti shfaqi anën tjetër të talentit të tij, pikturën.

Singer and Beethoven, media mikse në kanavacë, 69 x 101 cm, çmimi fillestar 3000 euro, është vepra që ai nxori në shitje në programin “ArtKand”.

Artisti Gorishti është një personalitet shqiptar që i përket disa fushave të artit. Por në fushën e arteve pamore ai ka qëndruar i ndikuar nga një krijimtari figurative, ekspresive dhe tematike si e përditshmja e njeriut, vetidentiteti dhe dashuria.

Artur Gorishti e konsideron krijimtarinë e tij një ushqim shpirtëror. Rëndësia e një vepre arti lind atje ku një tjetër vepër nis rrugën e vet- Suzana Varvarica. Sipas autorit filmi është kryevepër, por është piktura ajo që e çlodh.

Artur Gorishti numëron disa role që i kanë falur shumë vlerësime. Përmendim këtu interpretimet e tij në filmat “Slogans” (“Parullat”), i cili ka fituar çmimin e rinisë në “Kanë” dhe në filmin “Gjoleka, djali i Abazit”.

Disa nga filmat e tjerë ku ka interpretuar aktori i njohur janë edhe “Letra fatale”, “Yllka” 2005, “Tirana, viti zero” – (2001) si Tare, skulptori, “Unë ti dhe Kasandra” – (1999) , “Vitet e pritjes” – (1990), Leko, “Eja!” – (1987), “Në emër të lirisë” – (1987), “Kronikë e atyre netëve” – (1986) , “Dora e ngrohtë” – (1983), etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA