ArtKand/ Grida Duma: Top Channel ka fituesit, jam këtu prej filozofisë së udhëheqjes

18/02/2023 18:44

Grida Duma për herë të parë flet për eksperiencën e saj si autore e programit politik “Top Story” dhe kapërcimin e saj tashmë tërësisht në media.

Në programin “ArtKand” nga Jetona Kocibelli, Duma u shpreh se filozofia e drejtimit dhe mendësia anatgardë e të guiduarit të Top Channel i përshtatet asaj.

“Kjo eksperiencë e imja, kjo nisje e këtij rrugëtimi ka një shtysë dhe një parakusht të madh. Jemi në Top Channel. Top Channel ka parë momente të ndryshme në redaksionale poltike. Një nga shtysat e rëndësishmë për mua për të ardhur dhe për t’ ju shkëputur trajektores së hekurudhës së politikës ishte fakti i të guiduarit të Top Channel në një filozofi që është tani që mua më përqaset mirë. Ka shumë të bëjë mendësia avantgardë me të cilët t’i do të bashkëpunosh”, u shpreh ajo.

Grida Duma shtoi se Top Channel ka fituesit.

“Ka fituesit profesionistë. Ka fituesit në aksionerë. Ka fituesit në mënyrën se si udhëhiqet. Është një nga organizatat që ka dimensionin e një koorporate. Autorësia bashkëpunon me pabarësinë. Top Channel është një hap i progresit mediatik dhe shoqëror”, shtoi më tej ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA