Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë false, arrestohet turku në Rinas

17/02/2023 13:45

Një 24-vjeçar turk që po tentonte të largohej nga Shqipëria me pasaporte false është arrestuar nga policia në Rinas.

Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, turkut me iniciale U.Y., i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.

Nga veprimet hetimore dyshohet se biletën që iu gjet U. Y., e kishte marrë te njësia e check-in-it, shtetasi A. L., me qëllim për ta ndihmuar që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. Y., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim A. L., 27 vjeç, që e ndihmoi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA