Pavarësia e Kosovës/ ​Fëmijët e vrarë gjatë luftës përkujtohen me ndezjen e 1133 qirinjve

17/02/2023 17:46

Në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përvesh shumë aktiviteteve tjera shtetërore, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë ndezur 1133 qirinj, po aq sa u vranë në luftën e fundit në Kosovë.

Në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë krerët e shtetit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryeministri Albin Kurti u tha fëmijëve që ishin prezent se dhimbja është e thellë por lumturia e fëmijëve i mund të gjitha.

“Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella, është e pafundme dhimbja, mirëpo gëzimi dhe lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ne ju shohim juve zemra na bëhet mal”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se rënia e këtyre fëmijëve, ka qenë sakrifica më e madhe për lirinë tonë.

“Për secilin prej nesh nuk ka gëzim më të madh se kur shohim potencialin e jashtëzakonshëm që e keni. Sot jemi këtu për të përkujtuar 1133 fëmijë që kanë dhënë jetën në mënyrë që sot ne të jetojmë të lirë në shtetin tonë të dashur. Kujtimi për ta do të rrojë përherë, sepse kjo ka qenë sakrifica më e madha për lirinë tonë”, ka shtuar ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA