Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimi pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.
25-vjeçari që fshihej në Vlorë, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.
U.S. dhe shtetasi Xh. H., i cili u arrestua ditën e djeshme nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.
Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel