Një gjigant energjetik është akuzuar për fshehjen e derdhjes së naftës që dyshohet se vrau delfinët pranë Australisë Perëndimore vitin e kaluar.
Një deklaratë në parlament këtë javë pretendon se delfinët e ngordhur u gjetën duke lundruar pranë njollave së naftës të shkaktuar nga kompania Santos marsin e kaluar.
Santos ka mohuar më parë se vdekjet ishin të lidhura me derdhjen nga objekti i tij në ishullin Varanus.
Kompania prillin e kaluar tha se incidenti ishte një “derdhje e vogël” me ndikim “të papërfillshëm” mjedisor. Në nëntor, shtoi se delfinët e ngordhur ishin parë disa orë pas derdhjes, dhe sipas tyre ishte shumë herët që ata të vdisnin.
Por kompania nuk dërgoi ekspertë mjedisorë në ishull deri më shumë se një javë pas incidentit.
“Ata nuk mund ta dinin shkallën reale të ndikimit, nuk u kontrollua kurrë”, thuhej në deklaratë.
Deklarata e ish-punonjësi të Santos u lexua nga senatori i pavarur David Pocock, i cili tha se dëshmia dhe pamjet i duken shumë shqetësuese.
Punonjësi tha se Ishujt Lowendal, rreth 75 km nga bregu, janë të njohur për plazhet e pacenuara me rërë të bardhë, ujin e mrekullueshëm blu dhe jetën e bollshme detare dhe zogjsh, por jeta detare kishte vuajtur pasi rreth 25,000 litra kondensatë kishin rrjedhur nga një zorrë nënujore.
Sjellja e Santos ishte mashtruese dhe në kundërshtim me kodin e tij të brendshëm të sjelljes… dhe, ndoshta me ligjin, thanë ata.
Top Channel