Nisma Social Demokrate në tubimin “Festojmë Bashkë” ka kujtuar shpallësit e pavarësisë së Kosovës që mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Festojmë me ju” ka qenë moto e këtij organizimi i cili i është dedikuar ish krerëve të UÇK-së të cilët po përballën me akuza në Gjykatën Speciale.
Në festimet e Pavarësisë janë kujtuar Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Pjetër Shalë, Salih Mustafë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
“Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje përjetësisht për shpallësit e pavarësisë se Kosovës. Nderojnë dhe festojmë me ata që çliruan, ndërtuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur e te lirë. Tani është koha të flisni, tu kujtoni atyre që mohojnë historinë, kush janë ata që shpallën shtetin e Kosovës”, ka thënë Limaj.
Top Channel